Afera “Partizani” drejt gjykimit/ Nesër hidhet shorti për trupën gjykuese ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

Data

Të hënën, më 2 qershor, në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen penale të njohur si “afera Partizani”. Në këtë dosje janë të pandehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenë të përfshirë në çështje dhe noterja e familjes.

Shorti do të përcaktojë tre gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen. Fillimisht do të hidhet shorti elektronik për kryesuesin e trupit gjykues dhe më pas për dy anëtarët e tjerë. Përjashtim nga shorti bëjnë vetëm gjyqtaret Flojera Davidhi dhe Irena Gjoka, për shkak të angazhimit të tyre në fazat paraprake të hetimeve dhe seancave gjyqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related