Pas protestave, hiqet plotësisht gardhi rrethues në Zvërnec dhe Porto Novë

Data

Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar këtë të enjte në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Porto Novës, ku është hequr tërësisht gardhi rrethues që prej javësh kishte shkaktuar debate dhe kundërshtime publike.

Pas largimit të telave me gjemba disa ditë më parë, sot ka nisur dhe përfunduar heqja e plotë e strukturës rrethuese, duke rikthyer aksesin në zonën bregdetare.

Vendimi vjen pas protestave të vazhdueshme të banorëve, aktivistëve të mjedisit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët e konsideruan rrethimin e zonës si të papranueshëm për një territor që gëzon status të mbrojtur.

Ndërkohë, protestat kundër projektit në Zvërnec vijojnë prej katër ditësh në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe tubime të tjera në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related