Ermal Nufi: Shqipëria zgjat deri në vitin 2029 misionin ushtarak të trupave shqiptare në Letoni

Data

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka njoftuar se qeveria shqiptare ka miratuar zgjatjen e misionit ushtarak të trupave shqiptare në Latvia deri më 31 dhjetor 2029.

Në deklaratën e tij pas mbledhjes së qeverisë, ministri bëri me dije se në Letoni aktualisht ndodhet një togë e Forcave të Armatosura shqiptare, në kuadër të angazhimeve të NATO.

“Vendimi i parë ka të bëjë me zgjatjen e misionit të shqiptarëve në Letoni. Kemi një togë të dislokuar dhe zgjatet deri më 31 dhjetor 2029. Ky vendim shërben për konsolidimin e Forcave të Armatosura në operacionet e NATO-s dhe i shërben sigurisë së përbashkët”, deklaroi Nufi.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka miratuar edhe një vendim për njësimin e gradave ushtarake, me qëllim korrigjimin e disa mospërputhjeve që sipas tij ekzistonin që prej vitit 2015.

Një tjetër vendim i miratuar lidhet me financimin e projekteve për mbrojtjen civile dhe përballimin e fatkeqësive natyrore.

Sipas ministrit:

  • janë shpallur fituese 44 projekte;
  • 26 prej tyre janë projekte infrastrukturore;
  • ndërsa pjesa tjetër lidhet me blerjen e pajisjeve dhe mjeteve për emergjencat civile.

Vlera totale e fondit arrin në 650 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër e financimit do të mbulohet gjatë vitit 2027.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related