Është një vorbull lufte që mund ta tërheqë Evropën në humnerë. Brukseli luan me zjarrin” – vazhdoi lideri hungarez.
Më tej ai tha se në Evropë atmosfera është ajo e luftës dhe politika është e dominuar nga logjika e luftës. “Unë shoh përgatitjen për luftë nga të gjithë”, tha ai.
Megjithatë, Orban sqaroi se vendi i tij duhet të qëndrojë jashtë saj. “Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk e duam atë dhe nuk duam që Hungaria të kthehet në lojën e fuqive të mëdha”, u shpreh Orban.
