Hasimja: Krimi ka kapur shtetin, opozita po bashkohet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Data

Politologu Ermal Hasimja deklaroi se problemet më të mëdha të Shqipërisë burojnë nga qeverisja dhe kapja e shtetit nga krimi i organizuar, ndërsa theksoi se opozita po shkon drejt një bashkëpunimi më të gjerë për reformimin e Kodit Zgjedhor.

I ftuar në një emision televiziv, Hasimja u shpreh se vendi ndodhet në një fazë ku nuk bëhet më fjalë vetëm për korrupsion, por për bashkëpunim të hapur mes politikës dhe krimit, sidomos gjatë proceseve zgjedhore.

“Problemet madhore që ka Shqipëria sot nuk i ka për shkak të opozitës, por për shkak të qeverisjes. Jemi në një pikë ku nuk kemi thjesht korrupsion, por kapje të shtetit edhe nga krimi i organizuar”, deklaroi ai.

Sipas Hasimjes, prioriteti kryesor duhet të jetë ndryshimi i qeverisjes dhe kjo, sipas tij, kërkon bashkëpunim real mes forcave opozitare.

Ai bëri me dije se shumica e opozitës ka arritur dakordësi për një draft të përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Pjesa dërrmuese e opozitës ka një propozim të unifikuar për proporcional kombëtar me 140 deputetë, lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore”, tha Ermal Hasimja.

Sipas tij, ky është një zhvillim i rëndësishëm pasi, ndryshe nga e kaluara kur marrëveshjet bëheshin vetëm mes Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, këtë herë opozita po përpiqet të paraqitet me një qëndrim të përbashkët.

Hasimja komentoi edhe raportet mes partive të reja opozitare dhe PD-së, duke theksuar se përplasjet më të forta mes tyre lidhen me konkurrencën për të njëjtin elektorat.

Ai përmendi emra si Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori, duke thënë se konfliktet mes tyre janë më të forta sesa ato me PD-në.

“Partitë e reja e dinë që nuk futen dot te rezervuari tradicional i votave të PD-së, sidomos ato të lidhura me figurën e Sali Berisha”, u shpreh Hasimja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related