Kërcënimet e Valterit për Abilekajn, KMSH: Dënojmë me forcë dhunën verbale të përfaqësuesit të PS

Data

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar pas kërcënimeve për dhunë fizike dhe fyerja nga ana e përfaqësuesit së PS Halit Valteri ndaj gazetarit Enton Abilekaj mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv.

KSHM ka dënuar dhunën verbale dhe kërcënimet e Valterit, dhe shkruan se një përfaqësues politik nuk i lejohet të kërcënojë gazetarët.

KSHM i bën thirrje forcës politike ku militon z. Haliti, të mbajë një qendrim të qartë ndaj këtij kërcënimi të hapur ndaj një gazetari dhe drejtuesi medie, duke i dhënë një përgjigje të qartë precedentëve të tillë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i KSHM:

KSHM dënon me forcë dhunën verbale dhe kërcënimet me dhunë të një përfaqësuesi politik, z. Valter Haliti, ndaj gazetarit Enton Abilekaj, një nga themeluesit e KSHM dhe anëtar i Bordit të Aleancës për Media Etike

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related