Protesta studentore e nisur pasditen e sotme në Sheshi Skënderbej ka vijuar me marshimin e pjesëmarrësve drejt ambasadës së Maqedonia e Veriut në Tiranë.
Pas mbajtjes së disa fjalimeve në nisje të tubimit, studentët dhe qytetarët e pranishëm kanë nisur ecjen simbolike në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV, të cilët kërkojnë të drejtën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Protesta po zhvillohet nën moton “Shqiptaria është me Shkupin”, ndërsa pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje për të drejtat e shqiptarëve në Maqedonia e Veriut.
Tubimi në Tiranë vjen pas protestave të organizuara në Shkup, ku studentët shqiptarë kanë kërkuar përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale dhe kanë ngritur shqetësime për diskriminim institucional.
