SPAK godet grupin e dyshuar për pastrim parash, arrestohen 4 persona në Shqipëri dhe Itali

Data

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke lëshuar gjithsej 10 masa sigurie.

Sipas informacioneve paraprake, deri tani janë arrestuar katër persona, ndërsa hetimet vijojnë edhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Mes të arrestuarve ndodhet edhe Ergys Kastrati, i njohur me nofkën “Bishja”, i cili konsiderohet një nga personat kyç të grupit. Ai është kapur në një vilë në një zonë rezidenciale.

Ndërkohë, në Itali është vënë në pranga edhe Igli Kamberi, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal. Sipas autoriteteve, Kamberi akuzohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e një shtetasi italian.

Hetimet po fokusohen në rrjetin e pastrimit të parave, komunikimet mes anëtarëve të grupit dhe aktivitetet e tyre financiare brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related