Evi Kokalari thirrje demokratëve për bojkot të zgjedhjeve në Partia Demokratike: Vota juaj nuk ka kuptim, Sali Berisha dhe Albana Vokshi ju duan vetëm për sy e faqe

Data

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka bërë thirrje publike për bojkotimin e procesit zgjedhor për kreun e Partia Demokratike, pasi u përjashtua nga gara nga drejtimi aktual i partisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kokalari deklaroi se procesi nuk ka vlerë reale dhe se anëtarësia po përdoret vetëm për të krijuar një imazh formal legjitimiteti.

“Demokratë: BOJKOTONI, BOJKOTONI, BOJKOTONI. Këto zgjedhje janë pa asnjë vlerë dhe do të konfirmohet shumë shpejt si të tilla”, shkroi ajo.

Kokalari akuzoi Sali Berisha dhe Albana Vokshi për manipulim të proceseve të brendshme në PD, duke pretenduar se listat e kandidatëve për strukturat drejtuese janë përcaktuar paraprakisht.

Sipas saj, proceset e brendshme që prej vitit 2021 kanë qenë të manipuluara dhe nuk kanë garantuar meritokraci apo garë të ndershme.

“Vota juaj nuk ka asnjë kuptim. Berisha dhe Vokshi ju duan aty vetëm për sy e faqe”, u shpreh Kokalari.

Ajo publikoi gjithashtu disa materiale dhe biseda që pretendon se lidhen me zgjedhjet për kryesinë e PD-së në maj 2022, duke pretenduar se emrat fitues ishin përzgjedhur paraprakisht.

Në reagimin e saj, Kokalari tha se ka nisur edhe betejë ligjore kundër procesit, duke njoftuar seanca gjyqësore për çështjen.

“Sot bojkoti shërben thjesht për t’i dëmtuar optikën teatrale që Berisha po mundohet t’i shesë publikut. Mos i jepni legjitimitet kësaj farse”, deklaroi ajo.

Aktivistja shtoi se do të vazhdojë përpjekjet për “meritokraci dhe primare reale” brenda Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related