Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë ka hyrë në fazën finale, ndërsa është miratuar edhe formati i fletës së votimit që do të përdoret nga anëtarësia ditën e nesërme.
Në garë për drejtimin e partisë është vetëm Sali Berisha, i cili kandidon për një tjetër mandat në krye të selisë blu.
Sipas fletës së votimit të siguruar, anëtarët e PD-së do të kenë tre alternativa për t’u shprehur: “pro”, “kundër” ose “abstenim”.
Procesi i votimit pritet të zhvillohet në të gjitha degët e partisë, ndërsa drejtuesit demokratë kanë paralajmëruar pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë.
Zgjedhja e kreut të PD-së vjen në një moment debatesh të forta politike pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe zhvillimeve të fundit brenda opozitës.
