Frrok Çupi: Miratimi final i IBAR tregoi se Shqipëria është më pranë BE-së, Berisha dhe aleatët e tij ranë në panik

Data

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimi Europian kanë miratuar raportin final të IBAR për Shqipërinë, duke i hapur rrugë avancimit të mëtejshëm të negociatave për integrimin europian.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ka hyrë në fazën më sfiduese të procesit dhe se Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, me objektivin për vitin 2030.

Lidhur me zhvillimet e fundit, analisti Frrok Çupi u shpreh se Shqipërisë iu desh një dekadë transformimesh për të dalë nga izolimi dhe për t’iu afruar projektit europian.

Sipas tij, vendi ndodhej dikur në një situatë pa shpresë, ku integrimi europian dukej i paarritshëm.

“Kemi qenë në një errësirë, në një dhomë të mbyllur në një situatë pa shpresë. U desh kjo dekadë për ta ngritur Shqipërinë nga fundi i detit dhe për ta çuar drejt Europës”, deklaroi Çupi.

Ai kritikoi ashpër kreun e Partia Demokratike, Sali Berisha, duke e akuzuar se ka penguar rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Sipas Çupit, opozita reagoi me panik pasi kuptoi se Shqipëria po avancon realisht drejt Bashkimit Europian.

“Berisha dhe shokët e vet ranë në panik sapo kuptuan se Shqipëria po shkon drejt BE-së. Kanë luftuar me mjetet më të pista që Shqipëria të mos shkojë në Europë”, tha ai.

Analisti komentoi edhe procesin e zgjedhjes së kryetarit në Partinë Demokratike, duke deklaruar se gara e 23 majit është formale dhe pa rivalitet real.

“Sali Berisha është fatkeqësi e kombit tonë në aspektin politik. Është një regjim politik i shtrembër dhe i dëmshëm”, u shpreh Çupi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related