Zbulohen shifrat: Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm

Data

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë

Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që lidhen me vjetëresinë e mjetit dhe historikun e aksidenteve të shoferëve.

I ftuar në studion e Euronews Tonight, gazetari Neritan Gjergo sqaroi se do të ketë disa faktorë të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që do të ndikojnë në çmimin e sigurimit të makinës.

“Deri para 10 vitesh flitej vetëm për historikun e dëmve, ndërkohë që me propozimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, janë një sërë faktor të tjerësh në përcaktimin e çmimeve. Fuqia motorike do përcaktojë çmimin. Mosha e të sigururarit, dmth nëse një individ është i ri në moshë gjatë dy viteve të para do paguajë më shumë. Përvoja në drejtimin e mjetit, nëse e merr lejen e drejtimit të mjetit në moshë të madhe, dy vitet e para do të paguajë më shumë. Qarku ku është regjistruar mjeti, mosha e mjetit, sa më e vjetër makina, aq më shumë paguhet.” –sqaroi Gjergo.

Më tej, sa i takon dëmeve të shkakatuara ndaj makinës në raport me çmimin e sigurimit, gazetari shpjegoi se në varësi të dëmit të makinës gjatë viti, vendoset një koeficient, i cili shumëzohet me çmimin e sigurimit të makinës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related