Hetimi për Veliajn/ E ëma e Ajola Xoxas paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje

Data

Këtë të mërkurë është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, Valbona Xoxa, vjehrra e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se një jave është arrestuar me urdhër të SPAK.

Valbona Xoxa ka qëndruar në SPAK për rreth 15 minuta dhe më pas është larguar.

U raportua se nëna e Ajola Xoxës u pyetet për vilën në Qerret, pasi SPAK dyshon se pronari real i kësaj prone është Veliaj.

Ndërsa po ashtu u bë e ditur se vjehrra e Veliajt u pyet edhe për blerjet që Ajola Xoxa dyshohet se ka bërë përmes llogarive të saj.

Valbona Xoxa është një prej familjarëve që SPAK e ka vënë nën hetim në kuadër të procedimit për hetimin pasuror ndaj Erion Veliajt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related