Lejuan ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit dhe një tjetër efektiv

Data

Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për katër drejtues të Komisariati i Policisë Sarandë, të akuzuar për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Pas një seance gjyqësore që zgjati rreth shtatë orë, gjyqtari Shkëlzen Liçaj vendosi masën “arrest me burg” për 30 ditë ndaj Gëzim Bashllarit dhe Robert Cullajt.

Ndërkohë, për Ajdin Islamajn dhe Andi Duron u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjatë seancës, prokuroret Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho kërkuan masën “arrest me burg” për Bashllarin dhe Cullajn për një afat 45-ditor, duke argumentuar se nevojiten prova shtesë për hetimin.

Avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesën e Prokurorisë, duke pretenduar se arrestimet janë të paligjshme dhe se mungojnë prova të mjaftueshme për caktimin e masave shtrënguese.

Edhe vetë drejtuesit e policisë kanë mohuar akuzat në sallën e gjyqit, duke deklaruar se kanë ushtruar detyrën në përputhje me ligjin.

Çështja lidhet me dyshimet se efektivët kanë lejuar ndërtime pa leje në territorin e Sarandë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related