Protesta e Berishës alibi për të ulur ndërkombëtarët dhe Ramën për qeveri teknike, ja prapaskenat për të nxjerrë…

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po lëviz të gjithë gurët për të qenë faktor dhe pjesë e politikës. Në një klimë të tensionuar politike, kreu i PD, Sali Berisha po tenton të manipulojë situatën përmes djegies dhe dhunës, sikundër e tregoi protesta e kësaj të hënë, duke kërkuar të krijojë një qeveri teknike, kërkesë kjo të cilin ditët e fundit e artikulon thuajse çdo ditë, madje edhe dje. Në këtë kontekst, burime nga selia blu i pohuan gazetës “SOT”, se kryedemokrati Berisha po përpiqet të fusë ndërkombëtarët në lojë, me shpresën se ata do të ulën në tryezën e negociatave për të zgjidhur krizën mes Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD). Protestat dhe aktet e dhunës që po organizon Berisha kanë për qëllim të krijojnë frikë tek qytetarët dhe të provokojnë një krizë më të thellë politike.

Ndërsa PS, me Edi Ramën në krye, duket se po qëndron e palëkundur përballë kërkesave të PD, ideja e një qeverie teknike para zgjedhjeve fillon të marrë formë, nëse ndërkombëtarët do të angazhohen për të ulur tonet dhe zbutur gjakrat. Ky skenar i mundshëm i lejon Berishës të dalë i fituar, pasi do të arrijë të marrë disa ministra, ndërsa Edi Rama do të vazhdojë si kryeministër deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë pazar politik, të dyja palët dalin të fituara. Konkretisht Partia Socialiste, pritet të fitojë mandatin e katërt, ndërsa Partia Demorkatike, e udhëhequr nga Berisha, do të përfitojë disa poste dhe deputetë të mjaftueshëm për të qenë opozita kryesore. Po ashtu, përmes kësaj skeme, Rama dhe Berisha nxjerrin jashtë loje rivalët politikë që iu rrezikojnë pushtetin, sikundër janë partitë e tjera. Megjithatë kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi stabilitetin e vendit dhe rolin që duhet të luajnë ndërkombëtarët në këtë skenar të komplikuar. Kështu që mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në “arrest shtëpie” për aferën “Partizani”, ka dhënë dje një konferencë për shtyp pas protestës së dy ditëve më parë, ku nuk munguan as aktet e dhunës. Ndonëse me një pjesëmarrje të ulët, Berisha thotë se ai ishte vetëm hapi i parë i mosbindjes civile. Berisha i bën thirrje sërish kryeministrit Rama për qeveri teknike, ndërsa tha se bojkoti për zgjedhjet e ardhshme nuk është opsion. “Ishte vetën aksioni i parë i mosbindjes civile. Opozita ka vetëm një javë në aksion, me kaq ti ke humbur Parlamentin, institucionet e krimit u dogjën nga flaka e revoltës. Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, as të marrim push me forca, kërkojmë vetëm qeveri teknik për të garantuar zgjedhje të lira. Aty të shohim se kë votojnë shqiptarët. Kë ka frikë Rama, kur mendon se fiton pse nuk e krijon qeverinë teknike”, deklaroi ai. Sipas Berishës, “mosbindja civile” do të shtrihet edhe në qytete të tjera si Shkodra, Durrësi, e ndërsa theksoi se kanë 77 mënyra për ‘mosbindje civile’. Berisha nuk e pranoi dështimin, por shtoi se mosbindja civile do të vazhdojë me greva, ngujime e bllokime permanente rrugësh.

“Javët që vijnë mosbindja do të çmontojë narkoshtetin tënd. Mbrëmë ishte aksioni i parë, kemi ngujimi, greva, përpara, bllokime rrugësh, kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do të shkërmoqin narkoshtetin e Ramës. Se mos mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe përfundoi vetëm aty, së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën, Durrësin, Kukësin, mbarë Shqipërinë”, u shpreh Berisha. Ndërkohë i pyetur nëse do ketë protesta para SPAK, Berisha sulmoi prokurorët e posaçëm si vegla të Ramës, por nuk konfirmoi nëse do ketë protesta para institucioneve të drejtësisë. “Kur do ketë protesta para SPAK? Berisha: SKAP-i është organizatë kriminale shumë e rrezikshme për demokracinë në Shqipëri, shtetin ligjor, Kushtetutën, por mendoj se SPAK është një vegël e verbër në duart e kreut të krimit të organizuar, Edi Rama. Është një seksion i Partisë së Krimit, qëllimi ynë mbetet në këtë objektiva, ndonëse kemi bërë të qartë se çfarë përfaqëson Skrap-i i partisë”, nënvizoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related