“Futen edhe si infermiere për t’u matur tensionin”/ Artan Hoxha zbulon skemën si hyjnë eskortat në burgje

Data

Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me hyrjen e personave të paautorizuar në burgje, duke folur për mënyrat sesi, sipas tij, eskortat arrijnë të futen në ambientet e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

I ftuar në një studio televizive, Hoxha tha se në disa raste përdoren dokumente të falsifikuara dhe identitete të rreme për të justifikuar hyrjet në burgje, ndërsa përmendi role si familjarë, psikologe apo infermiere.

“S’është e ligjshme që dikush të futet në burg, por nuk të fusin dot me zor. Ata bien dakord mes tyre dhe në shumicën e rasteve bëhet kundrejt pagesës”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, mënyrat e përdorura për hyrje varen edhe nga tolerimi apo “mirëkuptimi” i drejtuesve të burgjeve.

“Kam thënë edhe herë të tjera që janë futur si psikologe. Madje mund të futen edhe si infermiere për t’i matur tensionin një të dënuari”, u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se në burgje ka pasur raste të shumta të shkeljeve të rregullave, duke përmendur ambiente luksoze, palestra, pajisje të ndaluara dhe raste kur punonjëse të burgjeve kanë mbetur shtatzëna gjatë ushtrimit të detyrës.

Hoxha deklaroi se në praktikë jo të gjithë të dënuarit trajtohen njësoj dhe se disa prej tyre gëzojnë privilegje të veçanta brenda sistemit penitenciar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related