Filipinezët “pushtojnë” bregdetin shqiptar, Edi Rama sfidon kritikët: Pagat në vendin tonë janë njësoj si në Greqi…

Data

Filipinezët “pushtojnë” bregdetin shqiptar, Edi Rama sfidon kritikët: Pagat në vendin tonë janë njësoj si në Greqi…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në Konferencën e III Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës në këtë sektor, si dhe vizioni “Aftësi 2030”, i fokusuar në zhvillimin e aftësive profesionale, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe te zhvillimi i turizmit në vend, duke trajtuar debatet e fundit lidhur me praninë e punonjësve të huaj në tregun shqiptar të punës, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Rama vlerësoi se pavarësisht problematikave që kanë shoqëruar zhvillimin urbanistik dhe turistik ndër vite, sektori ka njohur përmirësime të vazhdueshme në cilësi, standarde dhe investime.

Sipas Ramës rritja e cilësisë së ofertës turistike ka sjellë edhe rritje të kostove, por njëkohësisht edhe të vlerës së tregut dhe të ardhurave që gjeneron industria. Duke u ndalur te diskutimet mbi punësimin e shtetasve të huaj, kryeministri deklaroi se sfida kryesore e industrisë së turizmit nuk lidhet me nivelin e pagave, por me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Kreu i qeverisë kundërshtoi pretendimet se punonjësit e huaj punësohen për paga të ulëta, duke theksuar se në strukturat turistike ku janë bërë investime serioze, pagat janë konkurruese me ato të vendeve të rajonit dhe më gjerë. “Nuk gjendet një vend në bregdetin shqiptar ku paga të jetë më e ulët se në Greqi, paga të jetë më e ulët se në Kroaci, nuk ka.

Cili është problemi? Problemi është që ata të cilët nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj dhe kujtojnë se punonjësit e huaj vijnë nga Filipinet këtu si skllevër. Ata nuk duan të punojnë dhe të marrin një pagë si në Greqi dhe në Kroaci. Ose nuk janë fare në atë fushë, në nevojë për një punë, përkundrazi punojnë në Instagram dhe japin intervista se si jeta e tyre modeste kushton 20 mijë euro në muaj”, tha Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related