Përplasja për aksionet e Aeroportit të Vlorës zhvendoset në kantier, tensione mes palëve të lidhura me Behgjet Pacolli dhe Valon Ademin

Data

Konflikti mes aksionarëve të Vlora International Airport është përshkallëzuar, duke kaluar nga betejat ligjore në përplasje direkte në kantierin e punimeve.

Sipas raportimeve, mëngjesin e djeshëm janë regjistruar tensione mes përfaqësuesve të palëve në konflikt, ku punonjës të lidhur me njërën kompani kanë penguar hyrjen në kantier të stafit të kompanisë tjetër, duke bllokuar vijimin e aktivitetit në zonën e aeroportit.

Në qendër të përplasjes ndodhen biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve të kompanisë koncesionare, dhe Valon Ademi, aksioner me 2% të aksioneve. Pala e lidhur me Ademin pretendon se aktiviteti i përfaqësuesve të Pacollit në aeroport është i paautorizuar, ndërsa kompania e Pacollit argumenton se ka të drejtë ligjore dhe kontraktuale për të vijuar punimet.

Burime pranë projektit bëjnë me dije se situata ka sjellë edhe përplasje verbale e fizike mes përfaqësuesve të kompanive, ndërsa konflikti vijon paralelisht edhe në gjykata. Pacolli ka paralajmëruar më herët se çështja mund të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Në raportimet mediatike janë përmendur gjithashtu lidhje të pretenduara mes biznesmenëve të përfshirë në projekt dhe personave të afërt me Belinda Balluku, si dhe hetime të SPAK mbi procedura tenderimi dhe kompani që kanë përfituar fonde publike.

Sipas të njëjtave raportime, gjatë muajit mars 2026, SPAK ka marrë në pyetje disa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me procedurat e tenderimit për projektin e aeroportit, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related