SPAK zgjat me tre muaj hetimet për dosjen e “Rrugëve”, GJKKO rrëzon kërkesën e Gentian Gjylit dhe Erald Elezit për ndryshim mase sigurie

Data

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtuesit të KESH-it, Erald Elezi, për zbutjen e masës së sigurisë në kuadër të hetimeve për aferën e njohur si dosja e “Rrugëve”.

Të dy ish-zyrtarët kërkuan lirimin nga masa “arrest në shtëpi”, duke argumentuar se afati gjashtëmujor i hetimeve për procedurën e tenderit të Tunelit të Llogarasë po përfundon. Megjithatë, SPAK kërkoi zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj të tjerë, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Gjyli dhe Elezi akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa pjesë e së njëjtës dosje është edhe Belinda Balluku. Ndaj saj janë në fuqi masat “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra”, ndërsa Balluku e ka ankimuar masën në Gjykatën e Lartë.

Sipas SPAK, Balluku, në cilësinë e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, dyshohet se ka ndjekur dhe orientuar procedurën e prokurimit publik për Tunelin e Llogarasë, nga faza përgatitore deri te shpallja e fituesit. Hetimet lidhen me kontratën e dhënë për kompanitë turke “Intekar” dhe “Asl” me vlerë rreth 170 milionë euro pa TVSH.

Në këtë çështje janë marrë të pandehur edhe ish-drejtues dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, përfshirë Evis Berberin, Jetmira Dervishin dhe Mirzeta Kashnicën.

Në raportimet mbi dosjen është përmendur gjithashtu se prokuroria ka paraqitur pretendime për tentativa ndikimi ndaj dëshmitarëve gjatë hetimeve, çështje që sipas SPAK është dokumentuar në materialet procedurale të dorëzuara në Kuvend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related