Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut marshojnë në Shkup me thirrjen “Duam provimin në shqip”, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Igor Fillkov

Data

Ka nisur në Shkup protesta e paralajmëruar nga studentët shqiptarë dhe qytetarë të Maqedonia e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të kryeqytetit dhe po marshojnë me flamuj kuqezi dhe pankarta, duke kërkuar respektimin e të drejtave kushtetuese dhe trajtim të barabartë për studentët shqiptarë.

Një nga kërkesat kryesore të protestës është dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, të cilin organizatorët e konsiderojnë përgjegjës për moszgjidhjen e çështjes së provimit në gjuhën shqipe.

Protesta vjen pas reagimeve të shumta lidhur me zhvillimin e provimit të Jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, pavarësisht statusit zyrtar të gjuhës shqipe në vend.

Marshimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa policia po shoqëron protestuesit përgjatë itinerarit drejt Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related