Dënohet me burg përjetë portugezi për vrasjen e Ardian Nikulajt, avokati Cakrani kundërshton: Vendim i padrejtë, klienti im i pafajshëm

Data

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin.

Vendimi u dha në një seancë të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ku të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimës. Saraiva u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municionit”.

Pas shpalljes së vendimit, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani reagoi ashpër, duke kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe duke deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm.

Sipas Cakranit, nuk ekzistojnë prova që implikojnë Saraivën në këtë vrasje dhe procesi gjyqësor, sipas tij, nuk është zhvilluar mbi baza të drejta ligjore. Ai e cilësoi çështjen si një “gjyq popullor”, duke pretenduar se kërkesat e mbrojtjes nuk janë marrë në konsideratë gjatë hetimeve dhe gjykimit.

Avokati u shpreh gjithashtu optimist se çështja do të rishqyrtohet në Gjykatën e Apelit, ku sipas tij pritet një vendim ndryshe, bazuar në provat dhe argumentet e paraqitura nga mbrojtja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related