GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjatet me tre muaj “arresti në shtëpi” për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Data

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ish-kreut të KESH-it, Erald Elezi.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, SPAK kishte kërkuar më 12 maj 2026 zgjatjen me tre muaj të afatit të masës së sigurisë për dy të pandehurit, të përfshirë në një prej dosjeve hetimore që ka sjellë debat politik dhe që lidhet edhe me emrin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjyqtari Erjon Çela vendosi pranimin e saj dhe zgjatjen e masës “Arrest në shtëpi” për të dy ish-zyrtarët për një periudhë shtesë prej tre muajsh.

Në vendimin nr. 366 të datës 18 maj 2026 thuhet: “Zgjatjen e afatit të paraburgimit në lidhje me masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, për një periudhë kohe prej 3 muajsh”.

Çështja mbetet nën hetim nga SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related