G7 në alarm për bllokadën e Hormuzit, Lars Klingbeil: Kërcënim serioz për ekonominë botërore

Data

Ministrat e Financave të G7 po zhvillojnë një takim dyditor në Paris, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë pasojat ekonomike të luftës në Iran dhe bllokada e Ngushtica e Hormuzit.

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, paralajmëroi se konflikti po shkakton pasoja të rënda për ekonominë globale.

“Kjo luftë po dëmton masivisht zhvillimin ekonomik”, deklaroi ai para nisjes për në takimin e G7-së, duke theksuar se duhet bërë gjithçka për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të garantuar lirinë e rrugëve detare.

Sipas analizës së Deutsche Welle, bllokada e Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një kërcënim serioz për ekonominë botërore, pasi kjo rrugë detare mbetet një nga arteriet më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë dhe mallrave.

Në fokus të takimit do të jenë edhe ndikimet në tregtinë ndërkombëtare, zinxhirët e furnizimit, energjinë dhe tregjet financiare, ndërsa vendet e G7-së pritet të diskutojnë masa për forcimin e sigurisë ekonomike dhe rezistencës ndaj krizave.

Në takim marrin pjesë Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka vijuar me deklarata të ashpra ndaj Iranit, duke paralajmëruar se nëse Teherani nuk lëviz drejt një marrëveshjeje, “nuk do të mbetet më asgjë prej tyre”.

Përveç Lindjes së Mesme, ministrat e G7-së do të diskutojnë edhe mbështetjen për Ukraina, financimin e vendeve në zhvillim, si dhe masat kundër financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related