Dy vite pas vrasjes në krye të detyrës, Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve

Data

Dy vite pas rënies në krye të detyrës në Fier, efektivi i Policisë së Shtetit Novruz Cenalia është rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve, në një ceremoni ku morën pjesë autoritete të larta shtetërore, familjarë dhe kolegë të tij.

Në ceremoninë e zhvilluar në nder të “Dëshmorit të Atdheut” ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita.

Gjatë fjalës së tij, ministri Besfort Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit, duke theksuar se ai e konsideroi uniformën si një mision në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit.

“Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi ai.

Ministri shtoi se vrasja e efektivit ishte një goditje ndaj vetë autoritetit të shtetit dhe ligjit, ndërsa kërkoi që drejtësia të çojë deri në fund hetimin dhe ndëshkimin e autorëve.

Sipas tij, shpallja “Dëshmor i Atdheut” për Novruz Cenalia përfaqëson një akt drejtësie morale dhe historike ndaj sakrificës së tij.

Vetëm pak ditë më parë, në Fier, familjarë, kolegë dhe drejtues të policisë zhvilluan homazhe përkujtimore në nder të efektivit të vrarë, duke vendosur kurora dhe buqeta me lule.

Autoritetet theksuan se kujtimi i tij do të mbetet pjesë e historisë së Policia e Shtetit dhe e institucioneve shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related