Operacion antidrogë në Itali, 16 masa sigurie ndaj anëtarëve të një grupi kriminal në Pescara! Hetimi shtrihet deri në Shqipëri

Data

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në zonën e Pescara-s, ku autoritetet italiane kanë ekzekutuar 16 masa sigurie ndaj personave të përfshirë në një rrjet të strukturuar të trafikut të lëndëve narkotike, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë.

Sipas autoriteteve, 9 persona janë arrestuar dhe dërguar në burg, ndërsa 7 të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie. Masat janë dhënë në kuadër të një hetimi të nisur në mars të vitit 2024, i cili ka zbuluar funksionimin e një organizate kriminale të mirëstrukturuar.

Të dyshuarit vepronin me role të ndara brenda një rrjeti që kontrollonte shpërndarjen e drogës në zonat elitare të Pescara-s, të njohura si “Pescara bene”.

Operacioni, i koduar “MareMagnum”, ka pasur shtrirje të gjerë territoriale, duke përfshirë Pescara-n, Montesilvano-n dhe provinca të tjera italiane, si dhe degëzime që shkonin deri në Shqipëri. Hetuesit arritën të rindërtojnë të gjithë zinxhirin e trafikut, nga shitësit e nivelit të ulët deri te drejtuesit e organizatës.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal përdorte edhe persona pa precedentë penalë, përfshirë tregtarë dhe profesionistë, për të shmangur dyshimet dhe për të garantuar shpërndarje të qëndrueshme.

Veprimtaria kriminale i siguronte grupit të ardhura deri në 150 mijë euro në muaj. Gjatë më shumë se një viti hetimesh, autoritetet sekuestruan rreth 2 kilogramë kokainë, identifikuan dhjetëra përdorues droge dhe arrestuan disa persona, përfshirë individë që janë pjesë e procedimit aktual.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related