Përplasja me armë në Bushat/ Dosja e SPAK: 34 gëzhoja dhe mjete të blinduara në vendngjarje, objektiv ishte Aleksandër Prendi

Data

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK për përplasjen me armë të ndodhur më 23 gusht 2024 në fshatin Rranxë të Bushat, ku objektiv i atentatit dyshohet se ishte Aleksandër Prendi.

Sipas materialeve hetimore, zona u kthye në një “fushë beteje”, ku pati shkëmbim të fortë zjarri mes anëtarëve të grupit “Bajri” dhe Prendit, i cili dyshohet se u kishte bërë pritë autorëve për të shpëtuar nga atentati.

Në vendngjarje janë konstatuar tre automjete luksoze të dëmtuara nga plumbat. Një automjet i blinduar tip “Audi”, me targa gjermane SWAG276, është dëmtuar nga të shtënat dhe rezulton se përdorej nga Izmir Sakicaj.

Një tjetër automjet i blinduar “Audi A8” me targë AA021RU, në pronësi të Franko Lelës, është dëmtuar gjithashtu nga plumbat. Sipas dosjes, mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes drejt një servisi në pronësi të Tonin Ejllit, ku më pas është sekuestruar si provë materiale.

Hetuesit kanë gjetur pranë vendit të ngjarjes edhe një automjet tip “BMW” me targë AB216LL, ku janë konstatuar katër dëmtime në derën e pasme të djathtë, të dyshuara si pasojë e armëve të zjarrit, si dhe një tjetër dëmtim në derën e shoferit.

Ky mjet rezulton në pronësi të Marcelino Gjok Qokajt, i cili ka deklaruar se ia kishte dhënë me qira Aleksandër Prendi.

Në dosje përmendet edhe një automjet i blinduar “Mercedes Benz S600” me targë AB857LV, i cili është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me “Audi A8”. Mjeti u ndalua nga policia më 3 shtator 2024 dhe drejtohej nga Safet Bajri, i cili ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur 34 gëzhoja të qitura nga dy armë të ndryshme zjarri, çka konfirmon intensitetin e përplasjes së armatosur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related