Adriatik Lapaj: Integrimi po përdoret si propagandë politike, PS dhe PD u bashkuan vetëm për të mbrojtur pushtetin

Data

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka komentuar zhvillimet në Kuvend lidhur me miratimin me konsensus të projektrezolutës për procesin e integrimit europian, duke akuzuar politikën shqiptare se po e përdor integrimin si propagandë të vjetër politike.

I ftuar në një emision televiziv, Lapaj deklaroi se Parlamenti humbi legjitimitetin në momentin kur, sipas tij, u kthye në mburojë për të mbrojtur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Ai Parlament ka pasur vetëm një moment që mund të justifikonte ekzistencën e vet dhe ajo ka qenë çështja e imunitetit të Belinda Ballukut. Ditën që ai Parlament u kthye në mburojë për të mbrojtur Ballukun dhe rrëzoi Prokurorinë e Posaçme, ka humbur çdo lloj legjitimiteti”, deklaroi Lapaj.

Ai kritikoi mënyrën e funksionimit të Kuvendit, duke pretenduar se shumica e ligjeve miratohen pa debat real parlamentar.

“90% e të gjithë legjislacionit që miratohet aty janë propozime të Këshillit të Ministrave. Siç e do Edi Rama, shkon, miratohet, votohet, asnjë nen nuk ndryshon”, u shpreh ai.

Lapaj shtoi se momenti i vetëm kur Kuvendi mund të dëshmonte pavarësi ishte votimi për kërkesën e SPAK.

“Kishte vetëm një moment që mund të diskutohej vlefshmëria e tij; ishte momenti për t’u rreshtuar krah drejtësisë. Në atë moment dëshmuan se nuk ishin, por u bënë barrikadë e drejtësisë”, tha Lapaj.

Duke folur për procesin e integrimit në Bashkimi Europian, ai tha se politika shqiptare po përdor prej dekadash të njëjtën retorikë pa rezultate konkrete.

“Kam qenë për herë të parë mbi integrimin kur kam qenë në klasë të dytë. Kanë kaluar dekada dhe dëgjoj të njëjtat muhabete. Të njëjtët njerëz, të njëjtat premtime. Vetëm integrim nuk ka këtu, vetëm çintegrim”, përfundoi Adriatik Lapaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related