Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë pas ndryshimit të masës: Jam trajtuar si fajtore pa u dëgjuar

Data

Mirlinda Karçanaj ka reaguar publikisht për herë të parë pas vendimit të Gjykata e Lartë, e cila ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”, në kuadër të hetimeve të SPAK për tenderat e AKSHI.

E ftuar në një studio televizive, Karçanaj deklaroi se është përballur me një realitet të vështirë personal dhe publik, duke u ndjerë e paragjykuar pa pasur mundësi të mbrohet.

“Unë nuk kam zgjedhur të hesht, por e kam pasur të pamundur të flas. Jam gjendur befas në një botë që isha e papërgatitur, botë e kthyer përmbys”, u shpreh ajo.

Karçanaj tha se gjatë periudhës së arrestit ka përjetuar izolim dhe presion emocional, ndërsa shtoi se është ndjerë e paragjykuar publikisht.

“Kam jetuar e mbyllur jo vetëm brenda katër mureve, por me atë vetminë e fajësisë të paracaktuar, e goditur me gurë nga të katërta anët”, deklaroi ish-drejtoresha e AKSHI-t.

Ajo theksoi se nuk ka dalë publikisht për të akuzuar dikë, por për të kërkuar trajtim të drejtë dhe respektim të procesit ligjor.

“Nuk kam ardhur këtu për të fajësuar askënd, por për trajtimin tim si një person që nuk jam. Dua të theksoj që çdo proces duhet të hetohet, çdo përgjegjësi të verifikohet, por jo duke poshtëruar cilido të jetë ai person”, tha Karçanaj.

Në fund, ajo ngriti shqetësimin se është dënuar publikisht pa u dëgjuar versioni i saj i ngjarjeve.

“Kam jetuar si një emër në një dosje dhe jo si njeri që ka të drejtë të mbrohet. Si mund të jem unë e pafajshme kur historia ime është treguar nga të gjithë ata që nuk e dinë si është kjo histori?”, përfundoi Mirlinda Karçanaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related