I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton sot në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan

Data

Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëria, do të raportojë sot në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan.

Seanca lidhet me procesin e konfirmimit të nominimit të tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-së në Tiranë. Emri i Wendt u propozua nga Trump më 13 prill, ndërsa emërimi i tij duhet të marrë fillimisht miratimin e Komitetit të Jashtëm dhe më pas votën përfundimtare në Senat.

Eric Wendt është gjenerallejtënant në pension dhe ka mbi 34 vite eksperiencë në shërbimin ushtarak amerikan. Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur poste të rëndësishme komanduese dhe ka drejtuar struktura me mijëra efektivë ushtarakë dhe civilë.

Për dy vite ai ka shërbyer edhe pranë Departamenti Amerikan i Shtetit, si pjesë e Ambasadës amerikane në Jerusalem, ku ka drejtuar një koalicion me tetë vende në rolin e Koordinatorit të Sigurisë për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez.

Shqipëria prej vitit 2023 nuk ka një ambasador të konfirmuar amerikan, pas largimit të Yuri Kim. Një nominim i mëparshëm i administratës së Joe Biden për David Kostelancik nuk arriti të marrë miratimin e Senatit.

Aktualisht, Ambasada e SHBA-së në Tiranë drejtohet nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related