Gjykata e Tiranës ka refuzuar padinë e mjekes Mereme Sela lidhur me kandidimin e saj të mohuar për zgjedhjet për kryetare të Partia Demokratike e Shqipërisë.
Sipas vendimit të marrë më 8 maj nga gjyqtarja Suela Xhani, kërkesa është rrëzuar me argumentin se “mungojnë dokumentet shoqëruese”.
Mereme Sela kishte dorëzuar kandidaturën për garën e brendshme të PD-së, zgjedhje që pritet të zhvillohen më 23 maj.
Megjithatë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD, me vendimin e datës 1 maj 2026, vendosi të mos miratojë kandidaturën e saj për drejtimin e partisë.
Pas këtij vendimi, Sela iu drejtua gjykatës duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të skualifikimit të saj nga gara.
Gjatë shqyrtimit paraprak, gjyqtarja konstatoi mungesën e disa akteve dhe dokumenteve që, sipas saj, e bënin të pavlefshme kërkesën e depozituar në gjykatë.
