Përleshje mes dy grupeve shqiptare në Itali, arrestohen tre vëllezër pas plagosjes me thikë të 30-vjeçarit

Data

Tre vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në banesat e tyre në Mestre, pranë Venecia, pas një përleshjeje të dhunshme mes dy grupeve shqiptare që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar në Mogliano, në provincën e Trevizos.

Njëri prej tyre, 22 vjeç, akuzohet për tentativë vrasjeje pasi dyshohet se ka plagosur me thikë 30-vjeçarin Alfred Hoxhaj, duke i shkaktuar plagë të rënda në gjoks, bark dhe shpinë.

Gjatë incidentit mbetën të plagosur lehtë edhe xhaxhai dhe kushëriri i Hoxhajt.

Sipas mediave italiane, pas plagosjes, Hoxhaj ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar tri herë, por plumbat nuk kanë goditur askënd për shkak të deformimit të tytës së armës, duke përfunduar në disa automjete të parkuara pranë vendit të ngjarjes.

Hetimet e karabinierëve zbuluan se konflikti kishte nisur për motive personale dhe lidhej me një vajzë të re, e cila dyshohet se kishte lënë njërin prej të rinjve për t’u lidhur me grupin rival.

Ngjarja ndodhi në parkingun e Via Svevo, pranë një biznesi lokal, ku dy grupet shqiptare ishin takuar. Sipas rindërtimit të policisë, debati degradoi brenda pak sekondash në një përleshje me thika dhe armë.

Gjykata italiane ka vendosur masën “arrest me burg” për 22-vjeçarin, ndërsa vëllai i madh, 31 vjeç, është vendosur në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. Vëllai tjetër, 24 vjeç, do t’i nënshtrohet procedurave të mëtejshme gjyqësore.

Autoritetet italiane theksojnë se vetëm defekti në armën e përdorur shmangu një tragjedi më të rëndë në një zonë publike të frekuentuar nga qytetarë dhe automjete në lëvizje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related