Babai i reperit Noizy, Bashkim Rajku, si dhe motra e artistit, janë paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiu.
Ata janë pjesë e listës së rreth 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut në këtë proces.
Laert Haxhiu po gjykohet si drejtues i një grupi kriminal dhe përballet me akuza për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.
Seancat ndaj tij po zhvillohen në GJKKO nën masa të forta sigurie, ndërsa procesi konsiderohet një nga më të rëndësishmit që lidhen me grupet kriminale në vend.
