8 dhjetori dhe themelimi i PD, Arben Meçe: Shërbimi rus më prezenti në krijimin e PD-së, disa nga anëtarët ishin…

Data

Analisti i njohur, Arben Meçe ka folur dje për lëvizjen e studentëve të 8 dhjetorit 1990 dhe themelimin e Partisë Demokratike. Zoti Meçe kujton se ish-kryeministri Sali Berisha kishte qenë në një konferencë në veri të Italisë në ditën e ngjarjeve të 8 dhjetorit dhe se ai ishte informuar nga jashtë për situatën dhe kishte udhëzuar që të kthehej menjëherë në Shqipëri. Ai thekson se, pas kthimit, Berisha nuk ishte shumë aktiv deri më 11 dhjetor, kur filloi të shfaqej më qartë si një lider i ri. Në këtë kontekst, Meçe gjithashtu përmend se PD ishte themeluar disa muaj më parë dhe nuk ishte thjesht një proces spontan i lëvizjes studentore, por një projekt i përgatitur dhe mbështetur nga grupe të ndryshme të interesit, përfshirë shërbime të huaja si dhe faktorë të brendshëm. “Data 8 dhjetor si shpërthim e parapërgatitur në planin psikologjik. Sepse tentativa apo opinioni në atë kohë, ishte domosdoshmëria e ndryshimit dhe diskutoje mekanizmit. Kemi një takim të Ramiz Alisë me intelektualët kryesor ku institonte për një mekanizëm për ti dalë përpara frymës së ndryshimit. Këtu ka qenë dhe Sali Berisha. Alia nuk mblidhte njerëz kot, jo protagonist.

Berisha ishte protagonist. Ku ka qenë Berisha më datën 8 dhjetor? Ka qenë në veri të Italisë në një konferencë. Dikush e lajmëroi se duhej të vinte urgjentisht, nuk ka qenë dita kur duhej të vinte. Mori takim me Ramiz Alinë dhe në datën 10 me dy eksponentë të PPSH u paraqitën te studentë, me Ismet Elezin dhe Lisjen Bashkurti. Aktivë u bë dhe Skënder Gjinushi. Berisha u riaktivizua më datë 11 dhjetor. Një nga fjalimet ishte e Berishës, faleminderit presidentit Ramiz Alia, ashtu siç udhëhoqi trupat anti fashiste, si një komandant trim. Më datën 11 dhjetor u kthyem nga Ramiz Alia. Isha si pedagog. Momenti i panjohur. Nuk e dinim ku po shkonim. Ishim mbi 100 veta në shesh. Kishte shumë të infiltruar. Brenda autobusit ishin tre veta me magnetofonë që regjistronin çdo gjë. Në orën 10 e gjysëm kur vazhdonte mitingu, një grup prej 8 veta, u mblodhëm tek godina 16 në kat të dytë.

Sali Berisha, Azem Hajdari, Preç Zogaj, Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi dhe Frrok Çupi, u bë debati si do vazhdohej skema. Hajdari donte parti të studentëve. Berisha tha jo, duhet parti demokratike. Nesër do shpallim Parti Demokratike. Në mëngjes u bë takimi te shtëpia e Gramoz Pashkos. Ka pasur debat kush do ishte, u bënë zgjedhjet dhe u zgjodh Meksi, pastaj ndryshoi skema dhe u bë Berisha. U bë sepse doli jashtë skeme gjithçka. Ajo që është e debatueshme nga kush. Mora vesh skenarin dhe grupet që ishin përgatitur 3-4 muaj më parë. PD ishte themeluar 4 muaj përpara. Nuk është vetëm Ramiz Alia. Shqipëria terren i luftës së ftohtë. Shërbimi amerikan, rus dhe sigurimi i shtetit. Të tre janë prezent në themelimin e PD-së, dhe ai që është më prezent është rusi. E kam zbërthyer në detaj më vonë”, deklaroi ai. Ndërkohë sipas Arben Meçes, 17 personat themelues të Partisë Demokratike nuk kishin lidhje fare me lëvizjen e studentëve të dhjetorit.

Ai thotë se 70% prej tyre ishin pjesë e Sigurimit të Shtetit, ndërsa pjesa tjetër e UDB-së jugosllave. Më pas tregon se si ai si themelues i PD-së u përndoq nga vetë Berisha dhe se si nuk mbeti asnjë anëtar i PD-së pjesëmarrës në lëvizjen e dhjetorit. “Kush i solli më 11 dhjetori 17 persona të themelonin PD-në? 70 % ishin të sigurimit të shtetit, 30% të UDB-së. Kam dokumentuar lidhjet e UDB-së të tre vetave në Pogradec, dhe u sulmova unë. Më vuri SHIK nga pas. Kam qenë më i përndjekuri. U hap dosje e posaçme në 95. Ka pasur 3 investigime ndaj meje. Gjithë linjat patriote u zhdukën nga PD-ja. Cili është ai anëtari i PD-së që ka gjurmë në 8 dhjetor”, nënvizoi Meçe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related