Blendi Fevziu kritikon mungesën e garës në PD: Zgjedhje me një kandidat nuk kanë sens në demokraci

Data

Gazetari Blendi Fevziu ka kritikuar mënyrën si po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partia Demokratike, duke deklaruar se mungesa e një gare reale bie ndesh me parimet demokratike.

I ftuar në një studio televizive, Fevziu u shpreh se kandidatët që kishin shprehur dëshirën për të garuar duhej të lejoheshin të merrnin pjesë në proces.

“Garë i vetëm nuk ka sens në demokraci. Kam pasur bindje që në PD konkurrenca dhe gara i bëjnë mirë partisë, nuk e dobësojnë”, deklaroi ai.

Gazetari komentoi edhe situatën e krijuar rreth rikandidimit të Sali Berisha për drejtimin e PD-së, duke theksuar se ai duhet të kishte një rol historik dhe të krijonte hapësirë për alternativa të tjera brenda partisë.

“Mendoj se Berisha duhet të ketë rolin e liderit historik dhe të ketë kandidat tjetër. Për këtë duhet garë, jo të caktohet njeri”, tha Fevziu.

Ai përmendi edhe rastin e Ervin Salianji, për të cilin u tha se nuk u lejua të hynte në garë, pavarësisht se, sipas moderatorit të emisionit, nuk do të përbënte rrezik real për Berishën.

Gjatë diskutimit pati edhe tone ironike lidhur me kandidaturat alternative në PD dhe mënyrën si po perceptohet procesi i brendshëm zgjedhor në parti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related