Ilir Meta kritikon kushtet në sallën e gjyqit: Kondicioneri rridhte ujë nga tavani, sikur të binte shi

Data

Ilir Meta ka reaguar sërish pas seancës gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë, duke komentuar simbolin me shtatë gishta që bëri gjatë paraqitjes në sallën e gjyqit, si edhe kushtet në ambientin ku u mbajt seanca.

Në një reagim publik, Meta shpjegoi se simboli me numrin 7 lidhej me ironinë ndaj standardeve të sallës së gjyqit.

“Standardet e kafazit nuk ishin me 5 yje, por me 7 yje”, u shpreh ai.

Meta kritikoi gjithashtu kushtet në sallën e re të gjyqit, duke pretenduar se gjatë seancës kondicioneri filloi të pikonte ujë nga tavani.

“I vetmi problem që ndodhi dje kishte të bënte me kondicionerin, sepse filloi të rridhte ujë nga tavani, sikur të binte shi”, deklaroi ai, duke shtuar se ambienti mund të mos jetë kolauduar siç duhet.

Në reagimin e tij, Meta falënderoi edhe Partia Demokratike dhe kreun e saj Sali Berisha për solidaritetin dhe mbështetjen publike ndaj tij.

Ai deklaroi gjithashtu se po punon për një libër mbi zhvillimet politike dhe Reformën në Drejtësi gjatë dhjetë viteve të fundit.

Sipas Metës, libri do të trajtojë mënyrën se si reforma e votuar me konsensus politik u shndërrua, sipas tij, në një “Ramaformë”.

Në fund të reagimit, Meta u shpreh i gatshëm të japë një intervistë të drejtpërdrejtë nga ambientet e IEVP “Jordan Misja”, duke theksuar se mbetet i hapur për çdo pyetje nga gazetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related