Albana Vokshi: Qeveria po e mban integrimin europian “top sekret”, mbrojtja ndaj Ballukut e Karçanajt po dëmton negociatat

Data

Nënkryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe bllokim të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Deklaratat u bënë gjatë mbledhjes së komisionit, ku raportoi ministrja e Shtetit për Integrimin mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian.

Vokshi kritikoi mënyrën se si po menaxhohet procesi nga qeveria, duke thënë se informacioni mbi negociatat dhe progresin real po mbahet i fshehtë.

“Pse e mbani procesin e integrimit top sekret dhe pse nuk ndani me publikun dhe opozitën informacion mbi negociatat dhe ecurinë reale të procesit?”, deklaroi ajo.

Deputetja e opozitës komentoi edhe editorialin e përbashkët të Edi Ramës me Aleksandër Vuçiçin, duke ngritur dyshime se qeveria shqiptare po orienton vendin drejt një modeli integrimi pa të drejta të plota vendimmarrjeje në Bashkimin Europian.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj ishte mekanizmi IBAR, që lidhet me progresin në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas Vokshit, Shqipëria ende nuk ka përmbushur standardet e kërkuara në këtë proces.

Ajo akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për mbrojtje politike ndaj figurave që po hetohen nga SPAK, duke përmendur Belinda Ballukun dhe Mirlinda Karçanajn.

“A ia ka bërë të qartë Bashkimi Europian qeverisë shqiptare se çështja Balluku përbën një test për Shqipërinë?”, pyeti Vokshi gjatë mbledhjes.

Në përfundim, deputetja demokrate deklaroi se opozita mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por sipas saj qeveria po e përdor procesin vetëm për propagandë, ndërsa rezultatet konkrete mbeten të kufizuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related