BE miraton përdorimin e karburantit amerikan për avionët, EASA paralajmëron rreziqe për sigurinë e fluturimeve

Data

Komisioni Europian ka miratuar përdorimin e karburantit amerikan “Jet A” për avionët në Europë, për shkak të mungesës së furnizimeve me “Jet A-1” nga rajoni i Gjirit Persik. Megjithatë, Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore (EASA) ka paralajmëruar se përdorimi i këtij karburanti kërkon kujdes maksimal dhe menaxhim të saktë operacional.

Sipas EASA-s, ekziston rreziku që avionët të operojnë jashtë parametrave të sigurisë nëse ekuipazhet dhe kompanitë ajrore nuk përdorin të dhëna të përditësuara dhe procedura të sakta teknike.

Karburanti “Jet A”, i përdorur kryesisht në SHBA, ndryshon nga “Jet A-1” për shkak të temperaturës së ngrirjes. “Jet A” ngrin në -40°C, ndërsa “Jet A-1” në -47°C, çka e bën këtë të fundit më të përshtatshëm për fluturime ndërkontinentale dhe temperatura ekstreme.

Sipas autoriteteve europiane, mungesat e fundit të “Jet A-1” lidhen me tensionet në Ngushticën e Hormuzit dhe vështirësitë në transportin e karburantit nga Gjiri Persik drejt tregjeve ndërkombëtare.

Në buletinin e sigurisë, EASA paralajmëron se përdorimi i gabuar i “Jet A” mund të shkaktojë konfuzion operacional, gabime në planifikimin e fluturimeve dhe probleme teknike në lartësi të mëdha, ku temperaturat bien nën kufirin e ngrirjes së këtij karburanti.

Ekspertët e aviacionit paralajmërojnë se në raste ekstreme karburanti mund të kristalizohet, duke bllokuar filtrat dhe tubacionet e avionit, çka mund të ndikojë në fuqinë e motorëve dhe sigurinë e fluturimit.

EASA thekson se përdorimi i “Jet A” në Europë konsiderohet një masë e përkohshme dhe se situata do të rishikohet përpara sezonit dimëror të fluturimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related