“Partizani”/ Përfundon seanca paraprake në GJKKO, Gjokutaj: SPAK të pushojë çështjen për mungesë faktesh

Data

Ka përfunduar seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm Sali Berisha dhe dhëndri i tij, ndërsa avokatët dhanë argumentet e tyre mbrojtëse. Fillimisht dhanë argumentet e tyre avokatët e Jamambër Malltëzit, më pas u vijua me mbrojtjen e Fatmir Beltashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Seanca e radhës është caktuar më 5 shkurt në orën 09:00.

Në një prononcim për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se nga avokatët e Malltezit, u denoncua prapavija politike e këtij procesi.

U denoncua prapavija politike e këtij procesi, se Maltezin e akuzojnë në bashkëpunim me Sali Berishën për korrupsion të zyrtarëve të lartë, ndërkohë që ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështje.

Për shkak të faktit penal, avokati kërkoi pushimin e gjykimit, në alternativë, nëse gjykata nuk bindet kërkoi kthimin për t’i vendosur SPAK-ut detyra specifike ndër të cilat është detyra bazë, thirrja e Edi Ramës në SPAK, për ty pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone, nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet të kryera ndaj tij. Ato ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori me autorësinë e kryeministrit.”- tha Gjokutaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related