“Demokracia duhet të vihet në vend”, Lefter Maliqi: Kreshnik Hajdari nuk duhej të kandidonte për Bashkinë e Kuçovës

Data

Lefter Maliqi ka rikthyer në vëmendje çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke deklaruar se ai vijon të mbajë mandatin në shkelje të ligjit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Maliqi akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zvarritje dhe heshtje të qëllimshme lidhur me çështjen e dënimit penal të Hajdarit në Greqi.

Sipas tij, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kishte paraqitur që në prill 2023 dokumente dhe prova ligjore që tregonin ekzistencën e një vendimi penal të formës së prerë ndaj Hajdarit, por pavarësisht kësaj ai u lejua të kandidonte në zgjedhjet vendore.

Maliqi pretendon se kandidimi i Hajdarit ishte i pavlefshëm, pasi, sipas tij, kryebashkiaku kishte fshehur dënimin penal në formularët e dekriminalizimit.

Ai shton se SPAK dhe Gjykata e Posaçme e kanë dënuar Hajdarin për këtë çështje, ndërsa kritikon faktin që ai vazhdon të ushtrojë funksionin e kryebashkiakut.

Në reagimin e tij, Maliqi akuzon gjithashtu për ndërhyrje politike dhe manipulime gjatë procesit zgjedhor në Kuçovë, duke kërkuar që drejtësia të vendoset dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Demokracia duhet të vihet në vend. Haka duhet të shkojë tek i zoti”, përfundon reagimi i tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related