Dhuna ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, Ministria e Shëndetësisë: Ka dëmtime në këmbë dhe në vesh, gjendja e stabilizuar

Data

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht pas dhunimit të ish-kryetarit të Partia Demokratike në Lezhë, Sokol Toma, i cili u sulmua mbrëmjen e kaluar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas njoftimit zyrtar, Toma ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitali Universitar i Traumës, pasi ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe në vesh.

“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjendje të stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Më herët u raportua se 53-vjeçari ishte goditur me sende të forta nga disa persona të maskuar në zonën e Sanxhakut, në autostradën Mamurras-Laç. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related