Përleshje mes tifozëve në “Elbasan Arena”, policia shoqëron 10 ultras të KF Tiranës

Data

Dhjetë tifozë të KF Tirana janë shoqëruar në polici pas incidenteve të regjistruara në fund të ndeshjes ndaj AF Elbasani, e zhvilluar në Elbasan Arena.

Sipas raportimeve, tensionet nisën që në fillim të sfidës, kur dhjetëra ultras të të dyja skuadrave kapërcyen gardhet e tribunave dhe hynë në fushë, duke u përleshur mes tyre.

Situata mbeti e tensionuar edhe gjatë zhvillimit të takimit, ndërsa ndërhyrja e forcave të policisë bëri të mundur neutralizimin e incidenteve dhe rikthimin e qetësisë.

Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të KF Tirana ndaj AF Elbasani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related