Seanca gjyqësore e zhvilluar këtë të premte në Gjykata Administrative, ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paditur prokurorin Ols Dado dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është shtyrë për një datë tjetër.
Sipas raportimeve, gjykata vendosi shtyrjen e seancës pasi pala e paditur, KLP, paraqiti prapësime të reja gjatë shqyrtimit, ndërsa pala paditëse kërkoi kohë për t’u njohur me provat dhe dokumentacionin e depozituar.
Mësohet se seanca e ardhshme është caktuar të mbahet më 19 qershor, në orën 14:00.
Çështja lidhet me padinë e depozituar nga Veliaj, i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008.
