“Na ndihmoni të mposhtim përbindëshin”- Ukraina tërheq trupat nga Avdiivka, qytet kyç i rrethuar nga forcat ruse! Zelensky: Vendimi u mor për të shpëtuar jetët e ushtarëve

Data

Ukraina ka tërhequr trupat e saj nga Avdiivka, një qytet kyç lindor i rrethuar nga forcat ruse për muaj të tërë.

Vendimi është marrë për të shpëtuar jetën e ushtarëve, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Pothuajse e gjithë popullsia e Avdiivkës prej më shumë se 30,000 banorësh të paraluftës është larguar dhe vetë qyteti është pothuajse plotësisht i shkatërruar.

Rënia e saj shënon fitoren më të madhe të Rusisë prej muajsh dhe Zelensky fajësoi furnizimet e çrregullta të armëve perëndimore.

Ukraina është përballur me mungesa në municione, kryesisht si rezultat i debateve politike në SHBA, furnizuesi kryesor i saj.

Duke folur në konferencën e sigurisë në Mynih të shtunën, Zelensky u kërkoi vendeve perëndimore të ndihmojnë Ukrainën të mposhtë “përbindëshin”, siç e quajti ai presidentin Vladimir Putin.

“Udhëheqësi rus do t’i bëjë vitet e ardhshme ‘katastrofike’ për shumë vende të tjera si Ukraina nëse bota perëndimore nuk i kundërvihet”,paralajmëroi ai.

Putin filloi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Mos pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta. Pyesni veten, pse Putini është ende në gjendje ta vazhdojë atë?”, tha Zelensky në konferencë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related