Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendos të hënën për kërkesën

Data

Të hënën, më 11 maj, pritet të zhvillohet në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Përmes mbrojtjes ligjore, Meta ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, duke propozuar alternativa si arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje apo garanci pasurore.

Avokati i tij ka paraqitur edhe një garanci financiare prej 50 mijë eurosh si pjesë e kërkesës për lirimin nga paraburgimi.

Më herët, Gjykata e Posaçme e Apelit kishte rrëzuar ankimin e Metës, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit vijon në strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related