Përplasje në Komisionin e Ligjeve/ Gent Strazimiri akuzon AKSHI-n për skandale dhe arrestime, Ulsi Manja kundërshton

Data

Debate të forta janë zhvilluar në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike gjatë shqyrtimit të projektligjit për identifikimin elektronik dhe portofolin e identitetit digjital.

Deputeti Gent Strazimiri ka hedhur akuza të ashpra ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e cilësuar atë një institucion të përfshirë në skandale dhe me probleme serioze ligjore.

“Gjysma e AKSHI-t është në burg dhe gjysma tjetër po përgatitet të shkojë atje,” u shpreh Strazimiri, duke ngritur shqetësimin se si ky institucion konsiderohet i vetmi që mund të realizojë identifikimin elektronik në vend.

Ai vuri në dyshim edhe sigurinë e të dhënave digjitale, duke përmendur raste të mëparshme ku, sipas tij, informacionet e qytetarëve janë keqpërdorur apo ekspozuar.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Ulsi Manja, reagoi duke theksuar se përgjegjësia për shkelje ligjore është individuale dhe nuk mund të përgjithësohet për një institucion të tërë.

“Institucioni është institucion dhe individi është diçka tjetër,” tha Manja, duke shtuar se projektligji do të vijojë rrugën për miratim si pjesë e reformave të lidhura me integrimin evropian.

Debati mes palëve u shoqërua me tone ironike dhe ndërhyrje të ndërsjella, ndërsa opozita kërkoi më shumë kohë dhe seanca dëgjimore për të analizuar zbatimin e ligjit dhe rolin e AKSHI-t në proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related