Tragjedia në Durrës, avokati Ledio Braho: Autori rrezikon 5–20 vite burg, me shumë gjasa do të marrë dënimin maksimal

Data

Avokati Ledio Braho ka reaguar pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, duke dhënë një vlerësim mbi pasojat ligjore që mund të përballet autori i ngjarjes.

Në një postim publik, ai thekson se sipas Kodit Penal, për raste të tilla dënimi varion nga 5 deri në 20 vite burg, ndërsa shton se në këtë rast ka shumë gjasa që autori të dënohet me maksimumin e parashikuar nga ligji.

Braho ngriti gjithashtu shqetësime për rolin e institucioneve në parandalimin e ngjarjeve të tilla, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e Policia e Shtetit.

Sipas tij, nga dëshmitë e banorëve të zonës, situata dukej e paralajmëruar dhe mund të ishte shmangur nëse do të kishte funksionuar siç duhet policimi në komunitet.

“Ligji për Policinë e Shtetit ka ndryshuar disa herë dhe policimi në komunitet është një nga bazat e parandalimit të krimeve, por nga rezultatet duket qartë që kjo nuk po funksionon,” shprehet ai.

Avokati kritikon gjithashtu faktin që, sipas tij, policia shpesh përmendet vetëm për ndryshime drejtuese dhe jo për parandalim efektiv të krimit.

Në fund të reagimit, Ledio Braho shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke e cilësuar ngjarjen si një humbje të rëndë që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related