Hetimi i koncesiomeve në Shëndetësi, nesër dëshmojnë 3 ministra të PS-së në komision

Data

I vetmi komision parlamentar që nuk është bojkotuar nga Partia Demokratike është ai i hetimit të koncesioneve në shëndetësi (sterilizimi dhe check up-i), i cili është në ditët e fundit të afatit të tij

Në mbledhjen e nesërme (e hënë) pritet të dëshmojnë para deputetëve tre ministra të Qeverisë socialiste.

Bëhet fjalë për ministren aktuale të Shëndetësisë Albana Koçiu, si dhe ministren tjetër Ogerta Manastirliu, që po ashtu kanë drejtuar këtë institucion, të cilat do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.

Ndërsa i treti në rradhë do të jetë Shkëlqim Cani, ish ministri i Financave për të cilin opozita ka dekalaruar se ai ka qenë kundër të dy koncesioneve.

Pas tyre në ulësen e dëshmimtarit do të jenë dhe katër drejtues të tjerë që kanë qenë pjesë e diskutimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related