Prokuroria e Shkodër dërgon në gjyq 4 persona për pastrim parash, zbulohet skema me kontrata fiktive dhe transaksione bankare për 500 mijë euro

Data

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër persona të akuzuar për pastrim parash.

Sipas njoftimit zyrtar, në gjyq janë dërguar shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gëzim Guraj dhe Vladimir Jacaj, të cilët akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 287/3 i Kodit Penal.

Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.1280 të vitit 2021, kanë arritur të provojnë se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të pastruar të ardhura të dyshuara si të paligjshme.

Sipas prokurorisë, ata kanë realizuar një sërë veprimesh, përfshirë kontrata fiktive për shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje, si dhe transaksione bankare, me qëllim fshehjen e origjinës së parave.

Shuma e përfshirë në këtë skemë arrin në rreth 500 mijë euro, e cila është sekuestruar nga organi i akuzës gjatë hetimeve.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë mbi përgjegjësinë penale të të akuzuarve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related