Tragjedia në Durrës: Nikoll Radaçi dyshohet i dehur, përplas për vdekje dy fëmijë

Data

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku dy fëmijë 10-vjeçarë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas burimeve mediatike, drejtuesi i automjetit, Nikoll Radaçi, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Raportohet se mjeti, që lëvizte me shpejtësi, ka devijuar nga rruga dhe ka dalë në trotuar, ku tre fëmijët po luanin. Si pasojë e përplasjes, dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të forta dhe tronditje në opinionin publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related