Kreshnik Spahiu ironizon garën me kandidat të vetëm të Sali Berisha në PD: “36 vite protesta për votën e lirë, por kurrë zgjedhje të lira brenda partisë”

Data

Ish-politikani dhe analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të fundit në Partia Demokratike, ku Sali Berisha pritet të garojë i vetëm për postin e kryetarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu e cilësoi situatën si paradoksale, duke theksuar se një parti që prej dekadash proteston për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas tij, nuk ka arritur të zbatojë të njëjtat standarde brenda vetes.

“Plas garë e fuqishme për kryetarë në PD. 10 kandidatë në partinë që ka 36 vjet proteston për zgjedhje të ndershme dhe votën e lirë, por kurrë s’ka bërë zgjedhje të lira për veten e saj”, shkruan ai me tone ironike.

Deklarata e Spahiut vjen në një moment kur gara për kreun e PD-së është shoqëruar me përjashtime të disa kandidatëve potencialë dhe debate të forta politike brenda selisë blu. Situata ka nxitur reagime të shumta nga figura politike dhe analistë, të cilët kanë vënë në diskutim standardet e demokracisë së brendshme në parti.

Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së pritet të vijojë me një votim ku anëtarësia do të shprehet për konfirmimin ose jo të kandidaturës së vetme në garë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related